BRUKSEL – BE: FB, Twitter apo Google të jenë transparente për algoritmet e tyre

BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian do të kërkojë nga platformat digjitale si Facebook, Twitter apo Google transparencë për mënyrën, se si algoritmet e tyre rekomandojnë përmbajtjen, në mënyrë që të mbrojnë demokracinë tonë, njoftoi sot zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager.

“Ne nuk mund të lejojmë vendimet që prekin të ardhmen e demokracisë tonë të merren në fshehtësi nga disa këshilla administrativ të kompanive”, theksoi danezja gjatë një fjalimi pra organizatës AlgorithmWatch.

Vestager theksoi se direktivat e ardhshëm për shërbimet digjitale (“Digital Services Act”), që Komisioni do të prezantojë në dhjetor, do t’u japë të gjitha shërbimeve digjitale detyrën për të bashkëpunuar me rregullatorët dhe se platformat e mëdha do të duhet të japin më shumë informacion se si funksionojnë algoritmet e tyre kur rregullatorët e kërkojnë atë.

Këto platforma do të duhet t’u tregojnë përdoruesve se si sistemet e rekomandimeve të tyre vendosin se çfarë përmbajtje do të tregojnë, gjë që do t’i lejojë ata “të gjykojnë” nëse “i besojnë botëkuptimit që ata japin”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.