Ballina Bota

ATHINË – Tërmeti në Egje shkakton viktimat e para në Samos

ATHINË, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Dy adoleshentë kanë mbetur të vrarë në ishullin grek të Samosit nga shembja e një muri, gjatë tërmetit që goditi sot këtë ishull, në arkipelagun Dodecannese, në Detin Egje, njoftoi televizioni publik “Ert”.

Sipas Ert, ata janë dy të rinj të moshës 15 dhe 17 vjeç, një djalë dhe një vajzë, që po ktheheshin në shtëpi pas shkolle, në qytetin Vathy, kur tërmeti shkaktoi rënien e një muri shtëpie në një rrugicë të ngushtë.

“Dy të rinjtë u nxorrën nga rrënojat e një muri të shembur”, tha departamenti i zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve, këto janë viktimat e para në Greqi të këtij tërmeti të forte, që, gjithashtu, ka lënë të paktën edhe tetë të plagosur./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Replika e djeshme në përgjigje të sulmeve të ulëta kundër Policisë së Shtetit”/ Lleshaj: Ndjesë kujtdo që mund ta ketë keqkuptuar
Artikulli tjetërTakimi me 12 drejtoritë rajonale/ Skënderi: Angazhim maksimal në garantim të sigurisë ushqimore