Ballina Flash

Whitney Houston disk diamanti edhe pas vdekjes

NJU JORK, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Edhe pas vdekjes, këngëtarja Whitney Houston vazhdon të bëjë histori, pasi, për herë të tretë, një nga albumet e saj merr një disk diamanti.

Këtë herë bëhet fjalë për diskun ”Whitney”.

Kujtojmë se statusi i një disku diamanti barazohet në milionat e albumeve të shitura.

I njëjti status u mor nga Whitney Houston në vitin 1985 dhe me albumin ”Bodyguard”.

Kjo është hera e parë që një artiste afro-amerikane arrin një rekord të tillë.

Houston, e cila vdiq tragjikisht në 2012 në moshën 48-vjeçare, ka kaluar gjithashtu një tjetër rekord historik: mbi një miliard shikime në YouTube për këngën ”I Will Always Love You” të vitit 1992.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Koreja i dhuron Shqipërisë 277000 maska fytyre
Artikulli tjetërFRANCË – Tre viktima pas një sulmi të dyshuar terrorist