Ballina Flash

Nokia fitime marramendëse në T3 2020

HELSINKI, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Fitimi neto i tremujorit të tretë të prodhuesit finlandez të pajisjeve të telekomit, Nokia u më shumë se dyfishuan, me 203 milionë euro, deklaroi kompania.

Nokia regjistroi një fitim neto prej 87 milionë eurosh në periudhën nga korriku deri në shtator të një viti më parë.

Shitjet neto për periudhën ishin 5,3 miliardë euro.

Duke parë përpara, shefi ekzekutiv, Pekka Lundmark theksoi se “performanca financiare e Nokia në 2021 duhet të jetë sfiduese. Ne duhet të rrisim më tej investimet në kërkim dhe zhvillim për të siguruar udhëheqjen e 5G.”

Kompania po përballet me një konkurrencë të fortë nga rivalët si Huawei i Kinës dhe Ericsson i Suedisë.

Kompania tha se ”asnjë nga fabrikat e saj nuk është mbyllur aktualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrasja e tre personave në Nicë/ Cakaj: Sulm frikacak dhe i tmerrshëm
Artikulli tjetërPolitika monetare lehtësuese në mbështetje të rritjes ekonomike