ZYRIH, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Gjiganti farmacutik zviceran ”Novartis” njoftoi sot një marrëveshje me kompaninë zvicerane bioteknologjike “Molecular Partners” për zhvillimin e dy trajtimeve potenciale kundër COVID-19.
“Marrëveshja përfshin hulumtimin dhe komercializimin e dy trajtimeve antivirale në fazën e hershme të quajtur MP0420 dhe MP0423″, theksoi ”Novartis” në një deklaratë.
“Këto dy trajtime në studim mund të përdoren si për parandalimin ashtu dhe për trajtimin e COVID-19″, shtoi ”Novartis”.
Ato gjithashtu kanë avantazhin e administrimit më të lehtë dhe të aftësisë për të prodhuar në masë.
Marrëveshja parashikon që “Molecular Partners” të fillojnë të kryejnë provat klinike të Fazës 1 për MP0420 në nëntor dhe të marrë përsipër punën e mbetur paraklinike për MP0423.
”Novartis” më pas do të kryejë provat klinike të fazës 2 dhe 3, të cilat korrespondojnë me fazat e ndërmjetme dhe të përparuara të zhvillimit.
“Molecular Partners” do të marrë një pagesë fillestare prej 60 milionë frangash zvicerane (56 milionë euro), veçanërisht në formën e një investimi në kapital, me ”Novartis” që planifikon të blejë një 6% të aksioneve në kapitalin e saj./ /ec/























