Japonia zero emetime deri në 2050-n

TOKIO, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, do të bëhet një vend neutral i karbonit, domethënë emetime zero, deri në vitin 2050.

Ky është qëllimi i treguar nga kryeministri Yoshihide Suga në fjalimin e tij të parë politik që nga marrja e detyrës, i cili forcon ndjeshëm angazhimet e vendit për ndryshimin e klimës.

Suga, në fjalën e tij, vuri mjedisin në plan të parë, edhe pse ekonomitë e tjera të mëdha mbeten prapa premtimeve të tyre për klimën.

“Ne do ta sjellim sasinë totale të gazrave serrë (të emetuar nga Japonia) në zero deri në 2050,” theksoi Suga në parlament, duke deklaruar, mes duartrokitjeve, se ai po synonte “të arrinte një shoqëri të dekarbonizuar”.

Afati i ri është vlerësuar nga aktivistët dhe ekspertët dhe e vë Japoninë në përputhje me qëllimet e Europës dhe Britanisë dhe një dekadë përpara Kinës, e cila muajin e kaluar vendosi objektivin në vitin 2060.

Suga nuk dha detaje të sakta se si Japonia, një vend ende shumë i varur nga qymyri, do të përmbushë afatin, por tha se “roli i teknologjisë dhe inovacionit do të jetë thelbësor”, duke përmendur shembuj të tillë si bateritë diellore të gjeneratës së ardhshme. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.