SHBA – Amy Coney Barrett zgjidhet anëtare e Gjykatës së Lartë

UASHINGTON, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Senati Amerikan konfirmoi emërimin e presidentit Donald Trump të gjykatëses Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.

Ajo do të marrë postin e lënë nga Ruth Bader Ginsburg.

Një javë para votimeve presidenciale në SHBA, një fitore për Trump, i cili i jep Gjykatës së Lartë një shumicë dërrmuese konservatore, gjashtë toga nga nëntë.

Barrett u betua në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Votimi kaloi me 52 vota pro dhe 48 kundër.

Gjykatësja konservatore katolike, 48 vjeçare, mori votën e të gjithë senatorëve republikanë, përveç asaj të Susan Collins.

“Është privilegj të jesh thirrur për t’i shërbyer vendit tim”, ishin fjalët e saj të para pas betimit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.