SEUL, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Lee Kun Hee, shefi i gjigantit të telekomunikacionit, Samsung, vdiq sot në një spital të Seulit, në moshën 78 vjeç.
“Ai u shtrua në spital pas një ataku kardiak, gjashtë vjet më parë dhe kishte qenë i shtrirë që prej asaj kohe”, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila citoi burime të paidentifikuara duke thënë se ai kishte qenë në gjendje të merrte frymë pa instrumente mjekësore, por nuk u shërua plotësisht asnjëherë.
Media e Koresë së Jugut shpesh spekuloi për vdekjen e tij në vitet e fundit.
Lee ishte djali i themeluesit të Samsung-ut Lee Byung Chul.
Ai mori drejtimin e firmës në 1987 dhe e bëri Samsung në një udhëheqës global të smartfonëve.
Lee ka qenë njeriu më i pasur i Koresë së Jugut që nga viti 2009, sipas revistës “Forbes”, e cila vlerëson se vlera e tij ishte 20 miliardë dollarë./ /ec/





















