Ballina Bota

ALGJERI – Presidenti Tebboune vetëkarantinohet

ALGJER, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune u vetëkarantinua sot, sepse disa nga ndihmësit e tij shfaqën simptoma të koronavirusit të ri, sipas një deklarate nga presidenca.

“Ekipi mjekësor në presidencë e ka këshilluar presidentin të vetëkarantinohet për pesë ditë, duke filluar nga 24 tetor”, tha presidenca, sipas agjencisë zyrtare algjeriane të lajmeve APS.

“Vëllezër dhe motra, ju siguroj se jam shumë mirë”, shkroi Tebboune në llogarinë e tij zyrtare nëTëitter.

Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë në distancë deri në fund të periudhës së karantinës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Qeveria zhbllokon fonde për shpëtimin e monumenteve të kulturës
Artikulli tjetërSHBA 2020- Trump voton në West Palm Beach