LONDËR – Qeveria zhbllokon fonde për shpëtimin e monumenteve të kulturës

LONDËR, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike njoftoi sot një ndihmë prej 75 milionë stërlinash (82 milionë euro) për të shpëtuar 35 monumente kulture të rrezikuara nga koronavirusi, mes të cilëve teatri i Globe.

Këto ndihma, me një vlerë që arrin në tre milionës stërlina për secilën nga këto institucione ose organizata, vijnë nga Fondi për Mbrojtjen e Kulturës, i cili arrin në një total prej 1,57 miliardë stërlina.

Midis 35 vendeve ose organizatave bëjnë pjesë teatri Old Vic në Londër, i themeluar në 1818, ose ai i Globe, një kopje në madhësi reale e atij që daton nga viti 1599, ku ka punuar Shekspiri, i ndërtuar në vitin 1997 në bregun jugor të Thames, pranë vendit të tij të origjinës.

Më shumë se një milionë persona e vizitojnë çdo vit. Ai përban gjithashtu një bibliotekë, arkiva dhe kopje të një teatri jakobin të shekullit XVII, i ndriçuar me qiri.

“Por, 70% e fondeve janë të destinuara për vendet kulturore që ndodhen jashtë kryeqytetit britanik si Crucible de Sheffield apo Royal Exchange Theatre de Manchester”, nënvizoi Ministria e Kulturës në një komunikatë.

“Këto vende dhe organizata janë të pazëvendësueshme në trashëgiminë tonë dhe ato që na bëjnë superfuqinë kulturore që jemi”, theksoi ministri, Oliver Dowden./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.