Ballina Flash

“TikTok” heq postimet që përmbajnë urrejtje

SAN FRANCISKO, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Platforma “TikTok” po përpiqet të shtojë përpjekjet e saj për të hequr përmbajtjet e urrejtjes, veçanërisht ato të lidhura me lëvizje të ndryshme neonaziste.

“Ekipet tona të sigurisë tashmë po punojnë për të hequr gjuhën e urrejtjes dhe ideologjitë e urrejtjes, të tilla si neonazizmi ose epërsia e të bardhëve”, tha platforma në pronësi të grupit kinez “ByteDance”.

Rrjeti social me video të shkurtra muzikore ose parodi dëshiron, në veçanti, të përqendrohet në përhapjen e gjuhëve të koduara dhe simboleve që normalizojnë këtë lloj sjelljeje.

Facebook, Twitter dhe YouTube rregullisht ndajnë përpjekjet e tyre për të pastruar platformat e tyre, të cilat shumë grupe dhe individë i përdorin për të përhapur mesazhe urrejtjeje, ndonjëherë me pasoja dramatike në jetën reale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaskforca antiCovid/ AKU kryen 210 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin
Artikulli tjetërCOVID-19 – Zvicra vlerëson një minibllokim kombëtar