Ballina Flash

FUTBOLL – UEFA anulon Euro U19

PARIS, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Euro-2020 për 19-vjeçarët, parashikuar në Irlandën e Veriut dhe shtyrë disa herë, u anulua përfundimisht nga UEFA për shkak të situatës epidemiologjike në Europë, njoftoi instanca drejtuese e futbollit europian. 

Si pasojë e drejtpërdrejtë, Franca, Anglia, Italia, Holanda dhe Portugalia u kualifikuan automatikisht në sajë të klasifikimit spas koeficentëve të UEFA-s, për Kupën e Botës për nën 20, programuar nga 20 maji deri më 12 qershor 2021 në Indonezi.

Faza finale e Euro U19 do të zhvillohej fillimisht në Irlandën e Veriut në fund të korrikut 2020, me një finale më 1 gusht, para se të shtyhej në nëntor, më pas në mars 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19.

UEFA, e cila gjithashtu theksoi vështirësitë në lëvizje që rezultuan nga kriza shëndetësore, më në fund anuloi kompeticionin./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNokia dhe NASA vendosin telefoninë celulare në Hënë
Artikulli tjetërRruga Qukës-Qafë Plloçë/ Balluku: Lotet të pafinancuara, kemi hapur procedurat për gjetjen e fondeve