Ballina Bota

BULLGARI – E detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme

SOFJE, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Veshja e një maske në ambientet e jashtme nga nesër do të bëhet e detyrueshme në Bullgari, pas një rritjeje rekord të numrit të rasteve të koronavirusit në vend.

”Qëllimi i rregullit të ri është të zvogëlojë numrin e infeksioneve të reja dhe të lehtësojë barrën për personelin mjekësor”, theksoi ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostandin Angelov.

Që nga 22 qershori, mbajtja e maskës ishte e detyrueshme në zona të mbyllura me ambiente të përbashkëta si dyqanet, bankat, agjencitë qeveritare dhe në transportin publik.

Masa do të mbetet në fuqi deri në fund të nëntorit.

”Pub-et dhe palestrat mund të qëndrojnë të hapura, por në përputhje me protokollet shëndetësore”, theksoi Angelov.

Bullgaria, një vend me 6,9 milion banorë, raportoi dje 1 024 infeksione të reja me koronavirus duke vendosur një rekord të ri për rastet e përditshme.

Vendi ka një total prej 12 366 rastesh aktive, nga 8 099 një javë më parë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANGLI – Kufizimet antiCOVID-19 shtrihen gjerësisht
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE marrëveshje për politikën e re bujqësore të përbashkët