Ballina Bota

SHBA – Trump kërcënon se do t’u heqë imunitetin Facebook dhe Twitter

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënon se do t’u heqë imunitetin që mbulon kompanitë Facebook dhe Twitter për përmbajtjen e postuar nga palë të treta në platformat e tyre.

“Shfuqizoni Seksionin 230!”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar rregullit që mbron mediet sociale duke i hequr ata nga çdo përgjegjësi.

Ndërkohë, llogaria zyrtare në Twitter e fushatës së Donald Trump është bllokuar.

Mike Hahn, nga stafi i Trump, shpjegon se “llogaria @TeamTrump u pezullua pasi  presidenti e etiketoi Joe Biden si një gënjeshtar”.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInceneratori i Tiranës/ Tabaku: Një histori e pastër vjedhje
Artikulli tjetërSektori bankar/ Treguesi i likuiditetit u rrit në 46.1% në gusht 2020