Ballina Bota

BRUKSEL – Macron: Bisedimet postBrexit hasin pengesa në gjithçka

BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Bisedimet postBrexit mes Londrës dhe 27 vendeve anëtare të BE-së pengohen në gjithçka, u shpreh sot presidenti francez, Emmanuel Macron, pas kërcënimit të kryeministrit britanik, Boris Johnson për një “no deal”.

“Një marrëveshje mbi marrëdhëniet tregtare postBrexit kërkon përpjekje, veçanërisht nga Britania e Madhe”, këmbënguli ai.

“Britania e Madhe ka nevojë për një marrëveshje edhe më shumë sesa ne”, shtoi Macron.

Kreu i Shtetit francez theksoi se problemi kryesor janë rregullat e konkurrencës së ndershme.

Sipas tij, propozimi i BE-së, që korrespondon me marrëveshjen me Zvicrën, është hyrja në tregun e vetëm në këmbim të respektimit të rregullave të përbashkëta shëndetësore, mjedisore dhe sociale në drejtim të ndihmës.

Propozimi britanik është hyrja në tregun e vetëm pa respektuar rregullat, që është e papranueshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare/ 3389 fermerë përfitues të masës së mbështetjes në blegtori
Artikulli tjetërKryeprokurori Çela në Korçë: Mirëfunksionimi i seksioneve për hetimin e krimit financiar, me rëndësi