Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen sërish në karantinë

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është vetëkarantinuar sërish, sepse një anëtare e zyrës së saj doli pozitive për COVID-19.

“Unë vetë kam rezultuar negative”, shkroi ajo në Twitter.

“Megjithatë, si masë paraprake, unë po largohem menjëherë nga Këshilli Europian për t’u vetëkarantinuar”, shtoi ajo.

Kreu i ekzekutivit të BE-së sapo kishte mbërritur në një takim të 27 udhëheqësve të BE-së, që filloi pasdite, pak para njoftimit të von der Leyen-it./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjistrimi i logove dhe markave tregtare/ Fushata ndërgjegjësuese vijon në Kukës
Artikulli tjetërHapen themelet për një shkollë të mesme dhe 9-vjeçare në Njësinë 8, Veliaj: Fryt i bashkëpunimit qeveri-bashki