Ballina Bota

BRUKSEL – BE sanksionon gjashtë rusë për helmimin e Navalny

BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian ka rënë dakord të sanksionojë gjashtë individë dhe një organizatë nga Rusia për helmimin e disidentit të njohur, Alexei Navalny, theksuan diplomatët e BE.

Marrëveshja erdhi në një takim të ambasadorëve të BE në Bruksel dhe pas vendimit për të filluar sanksionet e reja që u morën nga ministrat e Jashtëm të bllokut.

Ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit duhet të finalizohen me procedurë të shkruar dhe mund të zbatohen brenda disa ditësh.

Navalny, një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe një aktivist i shquar antikorrupsion, u helmua gjatë një fluturimi të brendshëm në Siberi në 20 gusht dhe u dërgua në Gjermani ku qëndroi në koma disa ditë.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetitë e paçmuara të çajit jeshil
Artikulli tjetërMjeku shqiptar në SHBA: Mbajtja e maskës për 6 javë mund të zhdukë virusin