Ballina Bota

COVID-19 – Gjermania kufizon pjesëmarrjen në ngjarjet private

BERLIN, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Një numër prej 10 pjesëmarrësish dhe dy familje do të jetë kufiri i vendosur për ngjarjet private të organizuara në ato zona të Gjermanisë të përcaktuara si pika të nxehta të COVID-19, vendosi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 landeve.

“Gjithashtu, pub-et dhe restorantet, në këto zona të nxehta, do të mbyllen në orën 23:00”, shtuan ata.

Rregullat e reja do të zbatohen në rajone me më shumë se 50 infeksione të reja për 100 000 banorë brenda një jave. / /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIAD – G20 zgjat moratoriumin për borxhin e vendeve të varfra
Artikulli tjetërCOVID-19 – Franca rivendos gjendjen e urgjencës shëndetësore