Ballina Flash

FUTBOLL – Ronaldo pozitiv me COVID-19

BERLIN, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Cristiano Ronaldo, ylli portugez i futbollit, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi sot Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

“Cristiano Ronaldo është pozitiv me COVID-19, megjithëse pa simptoma dhe nuk do të luajë në ndeshjen me Suedinë, të mërkurën në mbrëmje në Lisbonë, në Ligën e Kombeve”, tha FPF.

FPF tha se të gjithë lojtarët e tjerë iu nënshtruan testeve për koronavirusin e ri, që dolën negative.

Si rezultat, ata janë në dispozicion për ndeshjen kundër suedezëve në Lisbonë.

Ronaldo pritet të humbasë, gjithashtu, ndeshjet e ardhshme të klubit të tij italian Juventus./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës/ Riparohet në kohë defekti në Ujësjellësin e Kallabakut
Artikulli tjetërKomedia e një marrëzie/ Rama reagon ndaj deklaratës së Metës