Ballina Flash

“Apple” paraqet “iPhone”-in e saj të parë 5G

SAN FRANCISKO, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Të gjithë celularët e rinj “iPhone” të “Apple” do të kenë aftësinë të përdorin rrjetin 5G, gjenerata e fundit e telefonave celularë ultra të shpejtë, tha sot gjiganti i elektronikës dhe teknologjisë gjatë prezantimit të produktit të ri.

“Sot është fillimi i një epoke të re”, tha drejtori ekzekutiv i “Apple”, Tim Cook.

“IPhone 12” ka një mikroqark të ri përpunimit, “A14 Bionic”, që “Apple” pretendon se është deri në 50 % më i shpejtë se çdo njësi tjetër përpunimi në celularë.

“Ai ka të njëjtën madhësi ekrani si “iPhone 11″, por trupi është 11 % më i hollë dhe 16 % më i lehtë”, sqaroi Kaiann Drance, zëvendëspresident i marketingut të “iPhone”.

Gama e parë e “iPhone” me 5G, “iPhone 12”, po pritej me padurim nga tregjet, një vit pas paraqitjes së telefonave inteligjentë me 5G nga dy liderët e tregut, “Samsung” dhe “Huawei”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAfrimi i artistëve me PS/ Veliaj: E bëjnë për të ardhmen e fëmijëve; PD gëzohet kur i ikin njerëzit, ne na shtohen përditë
Artikulli tjetërFRANCË – Le Drian: Hipoteza e një “no deal” postBrexit perspektivë shumë e besueshme