TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj priti në një takim pune prefekten e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, me të cilën diskutoi mbi harmonizimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Duke u ndalur në sfidat e politikave vendore Gjonaj foli për projektet e bashkisë Pukë në fushën e turizmit dhe nxitjen e punësimit të të rinjve.
Gjonaj dhe Angoni vlerësuan si prioritare krijimin e hapësirave dedikuar personave me aftësi ndryshe me qëllim integrimin e kësaj shtrese në komunitet.
Prefektja Angoni u shpreh se do vijojë nxitjen e bashkëpunimit në mbështetjen e projekteve inovative për Pukën duke shprehur gatishmërinë e saj për të nxitur iniciativat me qasje komunitare.
Angoni falënderoi kryebashkiakun Gjonaj për ndryshimet rrënjësore në Pukë, çfarë ka nxitur dhe zhvillimin e turizmit malor në qytetin verior./k.s//a.a//r.e/























