PHENIAN – Paradë e madhe ushtarake e vëzhguar nga Seuli dhe SHBA

SEUL, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria e Koresë së Jugut theksoi se autoritetet e Koresë së Veriut kishin organizuar një paradë të madhe ushtarake, me sa duket për të shënuar 75- vjetorin e Partisë së Punëtorëve, në pushtet.

”Parada, e cila u vëzhgua gjithashtu nga shërbimet e inteligjencës amerikane, u zhvillua në mëngjes në sheshin ‘Kim Il Sung”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut pritej të mbante një veprimtari të madhe për të shënuar përvjetorin e themelimit të partisë, megjithëse asnjë gjë nuk u njoftua publikisht.

Përgatitjet ishin vërejtur javët e fundit.

Ka pasur gjithashtu spekulime se Pheniani do të zbulojë një raketë të re ndërkontinentale.

Që nga një samit i dështuar me presidentin e SHBA Donald Trump, në Vietnam, në shkurt 2019, bisedimet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut kanë ngecur.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua në fund të vitit 2019 të zbulojë një “armë strategjike” të re.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.