Ballina Flash

FUTBOLL – Ibrahimoviç shërohet nga COVID-19

MILANO, 10 tetor /ATSH-AA/ – Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Klubi i tij AC Milan njoftoi se sulmuesi ka rezultuar negativ për virusin dhe karantina e tij ka përfunduar.

“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar negativ në dy teste radhazi. Autoritetet shëndetësore të qytetit të Milanos i kanë dhënë fund karantinës së tij”, tha klubi në një njoftim.

33-vjeçari rezultoi pozitiv për COVID-19 në fund të muajit shtator dhe nga ajo kohë ka qëndruar në izolim.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Anulohet debati presidencial i radhës Trump-Biden
Artikulli tjetërMV – Sërish numër rekord i rasteve të reja me COVID-19