UASHINGTON, 9 tetor /ATSH-DPA/ – SHBA njoftoi sot tarifa të reja me vlerë më shumë se 1,9 miliardë dollarë për aluminin e ardhur nga 18 vende, ku përfshihet Europa, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme.
Vendet e prekura janë Bahreini, Brazili, Kroacia, Egjipti, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Italia, Omani, Rumania, Serbia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Spanja, Tajvani dhe Turqia.
“Tarifat do të hyjnë në fuqi menjëherë”, tha Sekretari amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross për “Fox Business Network”.
Ross sqaroi se Kina nuk ishte në listë, sepse tashmë ka tarifa për eksportet e aluminit të Pekinit.
Masa vjen pasi Departamenti i Tregtisë zbuloi, në një përcaktim paraprak, se këto vende po e hidhnin produktin e tyre.
Sipas saj, shkalla e tarifave do të bazohet në shkallën e hedhjeve./ /ervo/



















