BERLIN, 5 tetor /ATSH-AFP/ – Përdorimi i një maske do të bëhet i detyrueshëm nga e marta në Bundestag, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, për shkak të një rigjallërimi të infeksioneve të reja COVID-19, që ka prekur veçanërisht Berlinin.
“Evolucioni i pandemisë duhet të vazhdojë të merret shumë seriozisht”, tha presidenti i Dhomës, Wolfgang Schäuble.
Rregulli do të zbatohet, fillimisht, deri më 17 janar.
Rëndësia e vazhdimit ose jo të këtij rregulli do të shqyrtohet në atë datë.
Deri më tani, mbajtja e maskës këshillohej vetëm në Dhomën e Deputetëve.
Çdo shkelje e rregullit të ri dënohet me gjobë deri në 5 000 euro apo edhe me gjobë deri në 25 000 euro, sipas ligjit të zbatueshëm administrativ./ /ervo/






















