Ballina Bota

FOKUS – Schneider: Të gjithë e nënvlerësuam Murin që kishim në kokë

BERLIN, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Ndërgjegjja kulturore e një vendi nuk mund të ndryshojë shpejt. Unë isha ndër të parët që e përshkruajta të ashtuquajturin ”Mur në kokë”.

”Ai mur kulturor midis Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore. Dhe ishte çmenduri që politikanët nuk e kishin parë. Por, kur në atë kohë shkrova ”Jumper of the Wall” mendova nga ana ime se do të ishte i mjaftueshëm për një brez, por jo: do të duhen të paktën dy ose tre.

Vlerësimi i ribashkimit gjerman 30 vjet më vonë bëhet tani nga shkrimtari i njohur gjerman, Peter Schneider, i cili në një intervistë theksoi se ”të gjithë kemi bërë gabime duke e harruar se fëmijët kanë prindër dhe se prindërit ndikojnë më shumë sesa ndonjë faktor tjetër në kokën e fëmijëve për çfarë ata ndjejnë dhe mendojnë”.

Nëse në nivelin ekonomik integrimi i ish-RDGJ ishte “një sukses i padiskutueshëm”, në nivelin kulturor pikëpamjet janë të ndryshme.

Edhe në Europë, sipas Schneider, distanca midis vendeve të Lindjes dhe Perëndimit është akoma e dukshme: siç e shihni ndërtimi i kësaj demokracie është një proces i gjatë dhe i komplikuar dhe gjithmonë ka pengesa.

”Ndërgjegjja dhe zakonet kulturore ndryshojnë shumë më ngadalë se autostradat ose teknologjitë”, thekson ai./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIKMT, 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës
Artikulli tjetërRuçi uron Schäuble: Gjermania lokomotiva politike, ekonomike dhe morale e Europës