UASHINGTON, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence rezultoi negativ me COVID-19, disa orë pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Ashtu si bëhet në mënyrë rutinë që prej disa muajsh, zëvendëspresidenti Pence ka rezultuar negativ me COVID-19 çdo ditë. Edhe këtë mëngjes zëvendëspresidenti Pence dhe bashkëshortja e tij dolën negativë me COVID-19 pas kryerjes së testimit”, theksoi zëdhënësi Devin O’Malley në Twitter.
“Zëvendëspresidenti, Pence është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i uron presidentit amerikan, Trump shërim të shpejtë”, shtoi ai./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























