Ballina Bota

SHBA – Kongresi miraton masën për shmangien e “shutdown”-it

UASHINGTON, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Kongresi amerikan miratoi sot një ligj buxhetor duke përjashtuar përkohësisht kërcënimin për një “shutdown”, thënë ndryshe mbyllja e qeverisë federale për mungesë të fondeve shtetërore. 

Senati miratoi me 84 vota pro dhe 10 kundër, një tekst të mbështetur nga të dy kampet, pas marrëveshjes javën e kaluar mes demokratëve, republikanëve të Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Ky tekst, i miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve, me shumicë demokrate, kaloi dje fazën e Senatit, i kontrolluar nga republikanët dhe do të duhet tashmë të ratifikohet vetëm nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkruajë tekstin për të shmangur “shutdown”-in, pasi viti fiskal 2021 fillon teknikisht më 1 tetor.

Ky ligj parashikon financimin e qeverisë federale deri më 11 dhjetor, pas zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në Kodin Zgjedhor/ Opozita i kërkon PS në Këshillin Politik të pranojë ekspertizën e OSBE/ODIHR
Artikulli tjetër1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve