PARIS, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Outlook, shërbimi i mesazheve të gjigantit informatik amerikan Microsoft, pranoi sot një ndërprerje botërore për shkak të një konfigurimi të fundit, që ka shkaktuar vështirësi për të hyrë në email në versionet në internet dhe celular.
“Inxhinierët tanë po punojnë për të zgjidhur vështirësitë që prekin vështirësitë që kanë prekur shërbimet Microsoft 365.
“Këto shërbime po rikthehen në mënyrë graduale në normalitet në sajë të masave të implementuara aktualisht”, theksoi një zëdhënës i Microsoft.
Sipas faqes amerikane të specializuar në teknologjitë e reja The Verge, ndërprerja filloi në orën 06:00 GMT./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












