Ballina Bota

GJERMANI – Scholz kundër ndryshimit të rregullave fiskale të BE-së

BERLIN, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz tha sot se ishte kundër një ndryshimi në rregullat e disiplinës buxhetore të Bashkimit Europian, i kërkuar nga Franca.

“Ne kemi treguar se e kishim fleksibilitetin e nevojshëm gjatë kësaj krize të koronavirusit të ri”, tha Scholz.

“Rregullat aktuale po funksionojnë” shtoi ai.

Javën e kaluar, sekretari francez i Shtetit për Çeshtjet Europiane, Clément Beaune, deklaroi veten kundër një kthimi në rregullat e disiplinës buxhetore, i pezulluar për shkak të krizës së COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, përurohet busti i Isa Buletinit në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë
Artikulli tjetërRritet numri i kompanive që tregtojnë produkte “Made in Albania”