SHBA – Qeveria refuzon shtyrjen e afatit të TikTok 

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikane refuzoi sot t’i japë një afat të ri “TikTok”-ut dhe, nga e diela në mbrëmje, rrjetit social do t’i duhet të zhduket nga platformat për shkarkimin e aplikacioneve celulare, në SHBA.

Dje, një gjykatës amerikan i dha qeverisë 24 orë për të hedhur poshtë këtë ultimatum ose për të shpjeguar pozicionin e saj.

Megjithatë, administrata e Trumpit nuk ka ndryshuar mendje, sipas një dokumenti dërguar drejtësisë dhe synon të zbatojë dekretin presidencial të nënshkruar këtë verë, sipas të cilit, nëse TikTok nuk kalon në pronësi amerikane, kompania nuk mund të bëjë më transaksione me kompani amerikane.

Nga e diela, në orën 11:59 pasdite (ose 03:59 GMT të hënën), përdoruesit e tanishëm do të mund të vazhdojnë ta përdorin aplikacionin, por jo më të përditësuar dhe shkarkimet e reja do të jenë të pamundura./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.