Ballina Flash

Shkodër/ Shpërndahen çanta dhe komplete didaktike për fëmijët e komunitetit rom

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Bashkia e Shkodrës vazhdon mbështetjen e familjeve në nevojë dhe fëmijëve të tyre.

Në mjediset e Qendrës Komunitare Multifunksionale “Për Familjen”, janë shpërndarë 80 çanta dhe 80 komplete didaktike për fëmijët e komunitetit rom të cilët frekuentojnë shkolla të ndryshme në qytetit dhe që marrin shërbime në këtë qendër.

Shpërndarja e çantave dhe mjeteve didaktike, po vijon edhe në qendrat e tjera komunitare “Për Familjen” nr. 4, nr. 5 dhe në njësitë administrative.

Pavarësisht situatës së pandemisë COVID-19 kjo qendër, por edhe të tjera në territorin e Bashkisë Shkodër, kanë vijuar ofrimin e shërbimeve, mbështetjen e përditshme të fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Rekord i ri infeksionesh me COVID-19, pavarësisht bllokimit kombëtar
Artikulli tjetërFOTO/ Bashkia e Tiranës mban premtimin, transformohet blloku i banimit në Njësinë 7