Ballina Flash

Java e Restaurimit në Itali/ Shqipëria prezantohet me rilindjen e qendrave historike

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Rilindja e qendrave historike në qytetet shqiptare ishte në fokus të aktivitetit të organizuar sot, në kuadër të Javës së Restaurimit, që po zhvillohet në Itali.

Ministria e Kulturës u bë pjesë e këtij aktiviteti me shembujt më të mirë të rijetëzimit të trashëgimisë kulturore, që vihet në shërbim të komunitetit.

Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti, “Qendra Historike e Vlorës është një nga dëshmitë më domethënëse”.

Pjesë e programit të aktivitetit është edhe konferenca “Sustainable ‘Conservation”: The reuse of historic buildings for the development of cultural tourism”.

Gjatë kësaj konference, ministrja e Kulturës, Elva Margariti do të ndajë me të pranishmit eksperiencën shqiptare të pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, reagimin e menjëhershëm të Qeverisë shqiptare, ndihmën e ofruar si dhe restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës.

/m.m//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaskforca antiCovid /AKU kryen 405 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin
Artikulli tjetërRUSI – Putin thirrje për një traktat ndërkombëtar paqeje në hapësirë