Ballina Flash

TikTok padit administratën amerikane për bllokimin e aplikacionit

NJU JORK, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Kompania e aplikacionit TikTok ka paditur administratën Trump për ndalimin e këtij aplikacioni.

Kjo është hera e dytë që kompania TikTok sfidon veprimet e presidentit amerikan në gjykatë.

Sipas aplikacionit, presidenti Trump ka tejkaluar autoritetin e tij dhe se e ka bërë këtë për arsye politike dhe jo për të frenuar një kërcënim të jashtëzakonshëm për SHBA.

TikTok, në padinë e ngritur në gjykatë dhe raportuar nga agjencia Bloomberg, thekson se ”veprimi i Trump do të shkatërronte një komunitet në internet ku miliona amerikanë bashkohen për t’u shprehur” dhe se ”administrata ka injoruar provat që tregojnë angazhimin e TikTok për privatësinë dhe sigurinë e qytetarëve amerikanë”.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE presion për sanksione ndaj Bjellorusisë
Artikulli tjetërSi të kufizojmë stresin nga pandemia/ Psikologia Plaku për ATSH-në: Shtoni komunikimin, mbani larg njerëzit që ju përçojnë negativitet