TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Siguria e fëmijëve gjatë kësaj periudhe është prioriteti më madhor.
“Policia Bashkiake e Kavajës është çdo ditë në krye të detyrës në çdo kopësht/shkollë, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor sipas rregullave të reja të “imponuara” nga pandemia”, u shpreh sot kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.
Ai nënvizoi se, “krahas protokolleve përkatëse për menaxhimin e ambienteve të brendshme, djemtë e Policisë Bashkiake kujdesen me përkushtim për mbikëqyrjen e ambienteve të jashtme”.
“Ata nuk lejojnë hyrjen e personave të paautorizuar në godina. Kryejnë kontrollin mbi masat e detyrueshme. Kontrollojnë respektimin e distancës fizik”, theksson ai.
“Siguria e fëmijëve në këtë “normalitet” të ri, të vështirë e sfidues, është për ne padyshim, prioriteti më madhor Nëse të gjithë bashkëpunojmë me përgjegjësi, patjetër që do ia dalim”, shprehet ai.
/gj.mima/j.p/r.e/























