Ballina Flash

Destatis: Kompanive gjermane u mungojnë ekspertët IT

BERLIN, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Kompanitë gjermane po përpiqen gjithnjë e më shumë për gjetjen e personelit të kualifikuar për të mbushur vendet e punës në Teknologjinë e Informacionit, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

“Një studim për kompanitë zbuloi se deri në 69 % e tyre ishin në vështirësi, krahasuar me vetëm 46 % katër vjet më parë”, tha Destatis.

Midis kompanive gjermane që punësojnë të paktën 10 persona, 19 % raportuan në vitin 2019 se kishin punësuar ekspertë të TI, në krahasim me 21 %-shin e vitit 2015.

Kompanitë shpesh thërrasin ekspertë të jashtëm për t’u marrë me çështje të sigurisë së TI-së, të tilla si teste sigurie ose që kanë të bëjnë me shkelje të sigurisë, me rreth gjysmën e të gjitha kompanive që kërkojnë ndihmë nga ofruesit e pavarur.

Kërkesa në rritje për aftësi ne TI po reflektohet në rritjen e interesit për kurset përkatëse të trajnimit.

Gjatë 10 viteve, deri në semestrin dimëror të 2019-20, numri i studentëve që studiojnë kompjuter dhe teknologji informacioni në universitetet gjermane u rrit me 83 %, në 238 000./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Mjeku Kamberi: Në Francë klasat mbyllen kur ka mbi 3 nxënës të infektuar
Artikulli tjetërMemaliaj/ Përfundon 50% e punimeve në akset rrugore rurale, lehtësi për 650 banorë