Ballina Bota

GJERMANI – 114 migrantë shpëtohen në Mesdhe

BERLIN, 19 shtator /ATSH-AFP/ – Rreth 114 migrantë në dy anije në brigjet e Libisë u shpëtuan sot nga një anije e OJQ-së “Sea-Eye”, njoftoi organizata gjermane.

“Anija Alan-Kurdi, e regjistruar nga organizata gjermane, ka shpëtuar tashmë 90 migrantë në një anije të mbingarkuar në brigjet e Libisë, përpara se të merrte në bord 24 refugjatë të tjerë nga një anije të vogël peshkimi”, theksoi “Sea-Eye” në një deklaratë.

“Mes 114 personave të marrë në ngarkim bëjnë pjesë tetë gra, mes të cilave një grua shtatzënë dhe tetë fëmijë”, tha Sea-Eye.

“Këta refugjatë, kur janë në vështirësi në një anije u dorëzohen libianëve ose detit. Por ata tani janë në një anije gjermane dhe më në fund po trajtohen si qenie njerëzore”, theksoi Jan Ribbeck, drejtor i Operacioneve Sea-Eye. //ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI- Rindërtimi/ Kopshti “Lidhja e Prizrenit” në Kamëz , kushte optimale për 224 fëmijë
Artikulli tjetërBJELLORUSI – Qindra të arrestuar gjatë një manifestimi kundër Lukashenkos