SPANJË – Kufizohet lëvizja për 13% të popullsisë së Madridit

MADRID, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Epiqendra e epidemisë COVID-19 në Spanjë, rajoni i Madridit njoftoi sot një kufizim të lirisë së lëvizjes për rreth 13% të popullsisë së tij në përpjekje për të frenuar shpërthimin e përhapjes së COVID-19.

“Banorët në fjalë do të jenë në gjendje të dalin nga lagjet e tyre për të shkuar në punë, për të shkuar te mjeku ose për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë”, deklaroi presidentja e këtij rajoni prej 6,6 milion banorësh, Isabel Diaz Ayuso.

Ajo gjithashtu tha që tubimet duhet të ulen nga 10 në 6 persona./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.