Ballina Bota

MINSK – Bjellorusia përforcon kufijtë

MINSK, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Bjellorusia ka forcuar kontrollet kufitare edhe pse pikat e kalimit kufitar vazhdojnë të jenë operacionale, deklaruan autoritetet bjelloruse për agjencinë Interfaks.

Dje, presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko deklaroi se Bjellorusia mbylli “kufirin shtetëror me Perëndimin, para së gjithash me Lituaninë dhe Poloninë” dhe se ”me keqardhje të madhe detyrohem të përforcoj kufirin me Ukrainën”.

Komiteti Shtetëror bjellorus i Kufijve ka bërë të ditur se ”shërbimi kufitar ka forcuar kontrollet përgjatë kufijve shtetërorë të Republikës së Bjellorusisë duke përdorur forcat taktike rezervë, por në të njëjtën kohë, pikat e kalimit kufitar brenda dhe jashtë vendit funksionojnë normalisht”.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“In-Motion”, programi që mbështet ringritjen e bizneseve të vogla pas dëmtimeve nga tërmeti
Artikulli tjetër600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite