Ballina Aktualitet

Meta dekreton ministren e re të Arsimit, Evis Kushi

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Gjithashtu Meta ka dekretuar vendimin për emërimin e ministres së re të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.

Evis Kushi u emërua nga kreu i qeverisë më 14 shtator, ditën e parë të shkollës, e cila zëvendësoi në këtë post, Besa Shahinin.

Besa Shahini qëndroi në krye të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë 20 muaj.

z.tosku//a.a//r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTjetërsimi i pronave te “Rana e hedhun”/ Dënohet me 4 vite burg ish-kryetari i bashkisë Lezhë, reagon PD
Artikulli tjetërMot me erëra të forta në bregdet/ Drejtoria Detare apel për marrjen e masave nga mjetet lundruese