Ballina Flash

Kombëtarja e femrave, grumbullim 5-ditor në Shkodër

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Kombëtarja e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka nisur një grumbullim 5-ditor (16-20 shtator) në qytetin e Shkodrës me përfaqësuesen A.

Tekniku Grima për këtë grumbullim ka thirrur 24 futbolliste, ku shumica e tyre aktivizohen në vendin tonë por edhe në kampionatin e futbollit të femrave në Kosovë. Shqipëria e femrave do të luaj në 23 tetor 2020 ndeshjen e radhës kualifikuese për Europianin ndaj Skocisë në transfertë.

Në fjalën e tij trajneri Grima theksoi se, “grumbullimi që po zhvillojmë në Shkodër, vlen për të parë gjendjen fizike të futbollisteve por edhe për të pasur një grup të madh lojtaresh që mund të na shërbejnë për ndeshjet e ardhshme si dhe për të përballuar ndonjë situatë të papritur nga pandemia. Ne po mundohemi të grumbullojmë futbollistet më të mira në të gjitha skuadrat shqiptare.”

Lista e futbollisteve:

/gj.mima//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk justifikuan pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Arjan Qafa dhe gjyqtaren Fjoralba Prifti
Artikulli tjetërTURQI – Erdogan: Shtetet europiane duhet të jenë të drejta për Mesdheun Lindor