Ballina Ekonomi

Siguria në fushën e navigimit ajror/ AAC audit pranë Albcontroll

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Autoriteti i Aviacionit Civil zhvilloi një auditim  pranë Albcontrol, ofruesit të shërbimeve të navigimit ajror në vendin tonë në fushat e shërbimeve meteorologjike informacionit aeronautik.

Sipas AAC-së, në fokusin e auditit ishin përputhshmëria me rregullat dhe standardet e anekseve te ICAO-s dhe rregulloreve të Bashkimit Europian për këto shërbime.

“Siguria në fushën e navigimit ajror është në fokusin e përhershëm të aktivitete të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar. Në mënyrë të veçantë shërbimet e meteorologjisë dhe të informacionit aeronautik, kanë një rëndësi të madhe në fazat të ndryshme të fluturimit të avionëve, të cilët herë pas here kërkojnë të dhëna nga këto shërbime për mbarëvajtjen dhe kryerjen e sigurtë të fluturimit”, thuhet në deklaratën e AAC-së.

Shërbimet e ofruara nga Albcontrol janë bazuar në procedura dhe standarde sipas rregullave të mirëcaktuara si dhe karakterizohen nga përpjekje të vazhdueshme për ti përmirësuar dhe zhvilluar më tej.

Sipas AAC-së, qëllimi i këtyre auditeve periodike është rritja e nivelit të sigurisë dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve në Aviacionin Civil Shqiptar në përputhje me standardet ndërkombëtare. /a.gjonaj//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHOLANDË – 17 të arrestuar pas një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës
Artikulli tjetërParaja në qarkullim u rrit në 341 miliardë lekë në muajin gusht