Ballina Flash

Marash Kumbulla pranë transferimit tek “Roma”

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Mbrojtësi shqiptar i Veronës Marash Kumbulla është pranë transferimit tek Roma.

Në gjurmët e talentit shqiptar kanë qenë ekipe si Interi dhe Lazio e Igli Tares, por duket se në fund ka qenë oferta e Romës ajo që ka përmbushur kërkesat e Veronës dhe futbollistit shqiptar.

Sipas medieve italiane Roma është e gatshme të derdhë në arkat e Veronës plot 30 milionë euro për Marash Kumbullën. Roma kërkon ta blejë talentin 20 vjeçar në formë huazimi me detyrim blerje për 30 milionë euro.

Gjatë ditës së sotme pritet që drejtuesit e Romës të takohen edhe me menaxherin e mbrojtësit për t’i prezantuar projektin dhe ofertën për Kumbullën.

Verona duket se është më e interesuar për shitjen e futbollistit tek Roma.

/gj.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRealizohen 89% e punimeve në kantierin e ujit në Klos, furnizim 24 orë me ujë për 2 mijë banorë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Forbes: Lionel Messi në klubin e miliarderëve