ATHINË, 15 shtator /ATSH-ANSA/ – Çështja e migracionit është një sfidë për Bashkimin Europian dhe jo vetëm për vendet në vijën e parë të frontit, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në një deklaratë për shtyp në Athinë, me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
‘’Një përgjigje e drejtë, e fortë dhe efektive duhet të gjendet me të gjitha shtetet anëtare. Ne duhet të mobilizohemi për të penguar imigracionin e paligjshëm, për të gjetur konvergjencën në politikën e azilit dhe për të qenë më efektiv me kthimet”, theksoi Michel.
“Unë shpresoj se mund të bëjmë përparime në çdo hap, duke filluar me propozimin që Komisioni Europian do të paraqesë para fundit të muajit”, shtoi ai. /os/























