Ballina Flash

“Vendimi për hapjen e shkollave s’ka qenë i lehtë”/ Manastirliu: Duhet vullnet nga të gjithë palët për zbatimin e masave

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se “vendimi për hapjen e shkollave s’ka qenë i lehtë. Hapja e shkollave pavarësisht protokolleve të sigurisë ka një rrezik për rritjen e rasteve dhe shtimin e grupmoshave, edhe pse kjo mund të jetë e rrallë”.

Në një intervistë televizive, Manastirliu tha se “të dhënat deri tani tregojnë që transmetimi në shkolla ka qenë i rrallë e nëse merren të gjitha masat ka pak gjasa që këto mjedise të kthehen në mjedise infektive më shumë se ambientet e punës apo vendet argëtuese”.

“Duhet vullnet nga të gjithë palët, përgjegjësi e madhe e institucioneve arsimore. Sot kishte një situatë, ku duhet t’i mirëkuptojmë edhe prindërit dhe fëmijët, pasi ata shoqëronin edhe adoleshentët në shkollë”, .

Ministrja i bëri thirrje prindërve të respektojnë këto masa. “Ne kemi vendosur koordinatorin e shëndetit për të komunikuar në kohë reale me strukturat për të dhënë çdo indicie, në çdo shkollë. Prindërit shkojnë te mësuesi kujdestar dhe më pas përfshihen strukturat e shëndetësisë. Ne kishim prej muajsh një plan për rihapjen, përfshinte hapje më të gjerë, por hapja u shoqërua me rritje rastesh, por rritje e qëndrueshme. Rreziku më i madh i hapjes së shkollave do ishte më i vogël se sap o të mos hapeshin fare shkollat”.

“Kategoria mësues dhe nxënës trajtohen si po aq prioritarë sa mjekët për vlerësimin në kohë të rasteve dhe izolimin e virusit që ne të mund të ndalojmë përhapjen e tij në shkollë e të mos detyrohemi t’i mbyllim më pas. Prandaj kemi edhe koordinatorin. Ne do jemi reaktivë, për rastet e personave që kanë pasur kontakte, mbyllja në rastet e përhapjes së virusit në shkolla do të jetë graduale, në fillim në klasë, në kat pastaj shkollë. Fëmijët kanë risk të moderuar për përhapjen e virusit”, – nënvizoi Manastirliu.

Sa i përket rritjes së numrave gjatë verës, ministrja u shpreh se “ajo ka qenë e qëndrueshme, masat që u morën si me mbylljen e klubeve të natës, rritja mbeti në vend. Me vjeshtën pritet më shumë rrezik për përhapjen e pandemisë. Nuk mund të them që do mbyllemi apo jo plotësisht, pasi kemi disa skenare dhe konsiderohet edhe skenari më i keq i mundshëm, por nuk mund ta themi sot, sepse s’jemi në një situatë për të projektuar një mbyllje”./k.s//a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakASTRONOMI- Në recetën e lëndës së errët mungon një përbërës 
Artikulli tjetërLojërat e fatit nuk do të rihapen, ligji nuk ka ndryshuar