Ballina Bota

SPANJË – Anëtarë të familjes mbretërore në karantinë

MADRID, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Vajzat e mbretit të Spanjës duhet të hyjnë në karantinë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj koronavirusit në shkollën e tyre, sipas raporteve të medias spanjolle.

Princesha e kurorës, Leonor, 14 vjeçe dhe motra e saj, princesha Sofia, 13 vjeçe, duhet të qëndrojnë në shtëpi për dy javë, së bashku me të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës ”Santa Maria de los Rosales”, sipas informacionit të cituar nga pallati mbretëror.

Sipas raporteve, një nxënës, i cili është i afërm i princeshës së kurorës është infektuar.

Shkolla ka rifilluar javën e kaluar pas një pauze gjashtëmujore për shkak të pandemisë.

Të dyja vajzat kishin qenë në shkollë dje.

Numri ditor i koronavirusit në Spanjë arriti dje në 12 183, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas gazetës ”El Pais”.

Vende të shumta kanë vendosur paralajmërime udhëtimi për Spanjën për shkak të përhapjes së virusit atje./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ritme të larta punimesh në Lotin II të rrugës së Lumit të Vlorës
Artikulli tjetërManastirliu mesazh para hapjes së shkollave: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, të kontribuojmë të gjithë për shkolla të sigurta