Ballina Bota

LETONI – Rivendoset karantina për udhëtarët nga Estonia

TALIN, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Letonia do të rivendosë sot karantinën e detyrueshme 14 ditore për të mbërriturit nga Estonia fqinje për shkak të një rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në këtë vend, njoftoi Ministria estoneze e Punëve të Jashtme. 

Gjithashtu, Riga do t’i japë fund zonës së përbashkët balltike të lëvizjes së lirë e krijuar që nga mesi i majit.

“Rregullat e reja do të aplikohen që sot në mesnatë dhe udhëtarët estonezë do të duhet të vetëizolohen pas hyrjes në Letoni”, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të ministrisë estoneze të Punëve të Jashtme.

Letonia pranon pa kufizime të mbërriturit nga vendet ku pragu i kontaminimeve nuk kalon 16 raste për 100 000 banorë, të akumuluar gjatë 14 ditëve të mëparshme, theksoi Qendra letoneze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (SPKC).

Që nga fillimi i pandemisë, ky vend ka regjistruar një total prej 2 632 raste me COVID-19, mes të cilëve 64 të vdekur./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Rindërtimi/ Shkolla 9-vjeçare “Ahmetaq” në Vorë, kushte optimale për 220 nxënës në 26 nëntor
Artikulli tjetërGREQI – Mitsotakis njofton një riorganizim të forcave të armatosura dhe blerje armësh