Ballina Flash

SOFT NEWS – Kampionat botëror për… tiramisunë?!

TREVIZO, 11 shtator /ATSH-ANSA/ – Një sfidë me maskarpone, vezë, sheqer, kafe dhe kakao për të fituar titullin e kampionit botëror të një prej ëmbëlsirave historikisht më të dashura, tiramisunë.

Tiramisù World Cup, një konkurs në edicionin e tij të katërt do të shohë 200 joprofesionistë, italianë dhe të huaj, të cilët do të garojnë në përgatitjen e tiramisusë origjinale ose të përpunuar duke i shtuar për shembull biskota.

Përzgjedhjet do të bëhen më 30 dhe 31 tetor dhe finalja në 1 nëntor.

Vendndodhja e konkursit është Piazza dei Signori në Treviso.

Fituesi i recetës më të mirë krijuese do të fitojë titullin e Kampionit të Botës në Tiramisunë Kreative, ndërsa më i miri në recetën origjinale do të bëhet Kampion Bote Tiramisu 2020./   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Zgjidhet presidenti i Barçës
Artikulli tjetërHistoriku/ Çfarë është Kodi i Flamujve Ndërkombëtarë Detarë, daton që në vitin 1855