Ballina Bota

FRANCË – Macron: Masa të reja kundër COVID-19, por jo panik

PARIS, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që këshilli shkencor që mbështet qeverinë po bën thirrje për vendime të vështira, deklaroi se nuk duhet t’i dorëzohemi asnjë forme paniku.

“Masat do të njoftohen nesër pas Këshillit të Mbrojtjes i planifikuar për në Elyse dhe objektivi i tyre është t’u japin vizibilitet javëve të ardhshme”, deklaroi Macron.

“Ajo që duhet të bëjmë është të përshtatemi me evolucionin e virusit, të përpiqemi ta ngadalësojmë atë”, theksoi ai.

“Ne duhet ta bëjmë këtë, për të vazhduar të jetojmë, të edukojmë fëmijët tanë, të kujdesemi për pacientët dhe të kemi një jetë ekonomike dhe shoqërore normale”, nënvizoi Macron./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE kërcënon Londrën me veprim ligjor për projektiligjin post Brexit
Artikulli tjetërNë 7 muajt e parë të vitit, mbi 3.5 milionë vizita në shërbimin shëndetësor parësor