Microsoft kundër deepfake, shpik mënyrën që i demaskon

KALIFORNI, 9 shtator /ATSH-ANSA/- Gjiganti Microsoft ”zbret në fushë” kundër dezinformimit duke synuar këtë herë deepfake, thënë ndryshe video të krijuara me një teknikë që përdor inteligjencën artificiale për të mbivendosur një fytyrë tjetër në fytyrën e një personi në një video duke krijuar kështu një shkëmbim identiteti.

Kompania ”Redmond” ka zbuluar një mjet të quajtur ”Video Authenticator”, i cili skanon pamjet për të gjetur ato të manipuluarat.

”Video Authenticator mund të përdoret për të analizuar fotot dhe videot dhe siguron një përqindje të caktuar të gjasave që ato imazhe të jenë false”, shpjegon Microsoft në një deklaratë.

”Mjeti i ri, i cili vjen disa javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA ka për qëllim të kundërshtojë dezinformimin që i sheh mashtrimet e thella (deepfake) si një nga problemet më të mëdha, sepse ato mund ta bëjnë atë të duket sikur një person po thotë gjëra që nuk i kanë thënë kurrë ose se është në një vend ku në të vërtetë nuk ka qenë”, vëren Microsoft. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.